Aktualitet

Situata me COVID19/ MSH: 10 qytetarë të infektuar, 7 të shtruar në spital

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë, por fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur.

31 Janar 2023, 19:39 Nga k.m.
Situata me COVID19/ MSH: 10 qytetarë të infektuar, 7 të shtruar
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 10 qytetarë të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 531 testime të kryera, raste të reja janë shënuar: 5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë, por fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 531 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 531 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë. Janë 118 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 531

Testime totale 2,030,840
Raste pozitive 333,233
Raste të shëruara 329,519
Raste Aktive 118
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 97
Vlorë 9
Fier 7
Durrës. 2
Elbasan. 2
Berat. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll