Aktualitet

Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, zbardhet ekpertiza: Vdekja iu shkaktua pas mpiksjes së gjakut

Ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

31 Janar 2023, 19:23 Nga A.B
Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, zbardhet ekpertiza: Vdekja iu
Spital

ELBASAN- 34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. 'Euronews' raporton se ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës. Nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

etleva Çullhaj vdes e reja pas abortit

Sondazh

Poll