Aktualitet

Digjet ‘mushkëria’ e Elbasanit, banorët alarmojnë zjarrfikësen: I vunë flakën qëllimisht

16 Shtator 2019, 11:06 Nga DOSJA
Digjet ‘mushkëria’ e Elbasanit, banorët alarmojnë

ELBASAN– Ka marrë flakë zona në Kodër Krastë në Elbasan, e cila njihet si mushkëria e këtij qyteti.

Dosja.al mëson se pishat në Krastë janë përfshirë nga flakët, dhe ndodhen shumë pranë qytetit.

Kanë qenë banorët ata që kanë telefonuar forcat e zjarrfikëses dhe i kanë vënë në dijeni për ngjarjen. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar me pompa krahu duke vënë nën kontroll flakët.

Situata tashmë është nën kontroll ndërkohë që mësohet se edhe mëngjesin e ditës së sotme ka rënë një vatër zjarri në këtë zonë.

Vatra e parë u shua nga banprët, të cilët shprehen se zjarret janë të qëllimshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet mushkeria e elbasanit elbasan zjarr ne koder kraste digjet mushkeria e elbasanit elbasan zjarr ne koder kraste

Sondazh

Poll