Aktualitet

Mbledhja e KLP/ Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami aplikojnë për postin e Osmanit, lëvizjet në rrethe

16 Shtator 2019, 10:07 Nga DOSJA
Mbledhja e KLP/ Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami aplikojnë për postin

TIRANË– Është mbledhur sot Këshilli i lartë i Prokurorisë, teksa dy kandidatë kanë aplikuar për të zënë postin e prokurorit tw shkarkuar nga Vettingu, Gentian Osmani, Bëhet fjalë për prokurorët Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami. Esmeralda Cami është drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila për shkak të konflikteve të interesit nuk mund të merrte përsipër “Dosjen 184”, për të cilën Krimet e Rënda shpallën moskompetencë.

Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, kreu i këtij institucioni, Gent Ibrahimi është shprehur se vetë Cami ka kërkuar të dorë dorëhiqet nga pozicioni si kryeprokurore në Dibër dhe të jetë në garë për anëtare e KLP. Vendin e saj përkohësisht e ka zënë Rifat Kojku. Ndërsa Vladimir Mara, i cili është prokuror i çështjes “Tahiri”dhe “Dosjes 339”, u skualifikua nga gara për SPAK.

Gjithashtu janë mësuar edhe lëvizjet në Prokuroritë e rretheve. Prokurori Abaz Muça ka zënë vendin e Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat pas shkarkimit të këtij të fundit. Muça u zgjodh gjatë mbledhjes së radhës së KLP-së me 8 vota pro. Vata u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator. Në një dalje për mediat, Ibrahimi tha se në fund të muajit shtator do të jetë gati edhe puna për të bërë listën e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet esmeralda cami mbledhja e klp vladimir mara esmeralda cami mbledhja e klp vladimir mara

Sondazh

Poll