Aktualitet

Mbledhja e KLP-së/ Muça zë vendin e Vatës në Prokurorinë e Matit. Camin e zëvendëson Kojku

16 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA
Mbledhja e KLP-së/ Muça zë vendin e Vatës në

TIRANË– Prokurori Abaz Muça ka zënë vendin e Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat pas shkarkimit të këtij të fundit.

Muça u zgjodh gjatë mbledhjes së radhës së KLP-së me 8 vota pro. Vata u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator.

Po ashtu, mësohet se gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është miratuar edhe caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku. Kojku do të ketë pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Dibër, pasi paraardhësja e tij Esmeralda Cami Keshi (Cami), e cila ka shprehur interes për të kandiduar për pozicionin vakant në KLP, që u krijua pas largimit të Gentian Osmanit.

Gjatë mbledhjes së sotme mësohet se për pozicionin e Osmanit, ka aplikuar edhe prokurori Vladimir Mara. Në seancë munguan 2 anëtarë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi.

Gjithashtu u miratua edhe projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e klp mbledhja e klp

Sondazh

Poll