Bota

'I varrosën në llogoret që kishin hapur'/ Rrëfimi drithërues i ish-mercenarit të 'Wagner': Ata që refuzuan luftën i ekzekutuan në sy të të gjithëve

26-vjeçari, i cili thotë se ka shërbyer më parë në ushtrinë ruse, iu bashkua Wagner si vullnetar. Ai kaloi në Ukrainë më pak se 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës së tij në korrik 2022, duke shërbyer pranë Bakhmut, qyteti i vijës së parë në rajonin e Donetsk.

31 Janar 2023, 19:07 Nga a.l
'I varrosën në llogoret që kishin hapur'/ Rrëfimi
Andrei Medvedev

RUSI- Ish-mercenari i grupit të ushtrisë ruse 'Wagner' i cili po kërkon azil në Norvegji, ka rrëfyer prapaskenat e grupit me ushtarët e rekrutuar nga burgjet që u detyruan të luftonin kundër Ukrainës për t'i shpëtuar burgut. Andrei Medvedev ka treguar se luftëtarët e ëagner dërgoheshin në betejë në kushte çnjerëzore dhe të pamëshirshme. Ndërsa për ata që refuzonin t'i bashkoheshin grupit ekzekutoheshin në sy të të gjithëve dhe më pas varroseshin në llogoret që ishin hapur nga kursantët, shkruan CNN. 

"Ata do të grumbullonin ata që nuk donin të luftonin dhe do t'i pushkatonin para të ardhurve. Ata sollën dy të burgosur që refuzuan të luftonin dhe i qëlluan në sy të të gjithëve dhe i varrosën pikërisht në llogoret që ishin hapur nga kursantët”, tregoi Medvedev. 

26-vjeçari, i cili thotë se ka shërbyer më parë në ushtrinë ruse, iu bashkua Wagner si vullnetar. Ai kaloi në Ukrainë më pak se 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës së tij në korrik 2022, duke shërbyer pranë Bakhmut, qyteti i vijës së parë në rajonin e Donetsk. Grupi mercenar është shfaqur si një lojtar kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Medvedev tha se ai raportoi drejtpërdrejt te themeluesit e grupit, Dmitry Utkin dhe oligarkut rus Yevgeny Prigozhin./ Dosja.al

andrei medvedev

Sondazh

Poll