Bota

Marilyn Manson 'goditet' sërish, akuzohet për abuzim seksual të një të miture

Marilyn Manson është akuzuar nga 15 gra për sulme dhe abuzime seksuale, duke përfshirë aktoren Evan Rachel Wood.

31 Janar 2023, 18:41 Nga k.m.
Marilyn Manson 'goditet' sërish, akuzohet për abuzim seksual
Marilyn Manson

SHBA- Marilyn Manson po përballet me një padi të re që pretendon se ka sulmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare. Abuzimi, sipas raportimeve në shtypin ndërkombëtar, ka ndodhur në vitin 1995, në Nassau, Nju Jork.

Viktima e supozuar tha se abuzimi ndodhi në shtator pas një prej koncerteve të Manson. Gjithçka ka ndodhur në autobusin me të cilin po udhëtonte këngëtari. Paditësja, e njohur si Jane Doe, një emër fiktiv për të mbrojtur identitetin e saj, tregoi se çfarë ndodhi atë ditë kur takoi Manson.

“Ndërsa ishte në autobus turistik, Marilyn Manson kreu akte të ndryshme të sjelljes seksuale kriminale kundër paditëses, e cila ishte e virgjër në atë kohë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, marrëdhënie të dhunshme dhe penetrim vaginal,”- thuhet në ankesë.

Sipas dosjes, Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Warner, filloi ta telefononte vajzën brenda disa javësh dhe t'i kërkonte asaj që "të dërgonte foto të turpshme të saj dhe miqve të saj në klubin e tij të fansave, Satan's Bakesale".

Doe tha se Manson e kërcënoi atë pas abuzimit se nëse ajo i tregonte dikujt, ai do ta vriste atë dhe familjen e saj. Në të njëjtin vit, vajza ishte e ftuar në një koncert në New Orleans, ku edhe ajo u dhunua. Manson vazhdoi të kishte kontakte me të dhe katër vjet më vonë, në vitin 1999, e mori atë në turne ku ai përsëri e abuzoi dhe i kërkoi asaj të bënte seks me anëtarët e tjerë të grupit.

Avokati i viktimës komentoi gjithashtu se Manson dhe miqtë e tij i dhanë asaj drogë dhe alkool sepse për të qenë në grupin e tij. Gjatë karrierës së tij, Marilyn Manson është akuzuar nga 15 gra për sulme dhe abuzime seksuale, duke përfshirë aktoren Evan Rachel Wood dhe modelen Ashley Morgan Smithline. Deri më tani këngëtarja nuk ka komentuar ngjarjen.

marilyn manson

Sondazh

Poll