Bota

Trazira në Francë/ Përshkallëzohen protestat kundër refomave të pensionit, mbyllen 100 shkolla, anulohen fluturimet e udhëtimet me tren

Sindikatat dhe partitë opozitare kanë bërë thirrje që njerëzit të protestojnë në qytetet e mëdha, duke shpresuar për një përsëritje të demonstratës së parë të madhe kundër planeve më 19 janar, kur morën pjesë më shumë se 1 milion njerëz.

31 Janar 2023, 17:52 Nga a.l

 

Trazira në Francë/ Përshkallëzohen protestat kundër
Francë

 

FRANCË- Protestat kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron, që synon të rrisë pragun e moshës për të dalë në pension kanë shkaktuar trazira në Francë. Prej ditësh demostratat në vend kanë shkaktuar përplasje me autoritetet policore dhe bllokim të rrugëve. Protesta do të vijojë edhe gjatë kësaj jave. Kështu kanë paralajmëruar demostruesit. Për këtë arsye, siç raportojnë edhe mediat e huaja, është dhënë urdhër që mbi 100 shkolla të mbyllen dhe mësimi të pezullohet. Po ashtu duke nisur nga dita e sotme 60 % e mësuesëve do të pezullojnë mësimin. Shkollat ​​franceze dhe rrjetet e transportit u ndërprenë për herë të dytë këtë muaj, pasi sindikatat organizuan një tjetër grevë masive kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për shumicën e punëtorëve.

Sindikatat dhe partitë opozitare kanë bërë thirrje që njerëzit të protestojnë në qytetet e mëdha, duke shpresuar për një përsëritje të demonstratës së parë të madhe kundër planeve më 19 janar, kur morën pjesë më shumë se 1 milion njerëz. Grevat atë ditë sollën bllokimin e rrjetit të transportit dhe mbyllën Kullën Eifel për vizitorët. Kryeqyteti francez pritet të mbajë peshën kryesore të protestave. Gjithashtu është paralajmëruar se shërbimet e metrosë dhe hekurudhave periferike do të ndërpriten. 

Operatori kombëtar hekurudhor SNCF tha se dy të tretat e trenave në TGV, shërbimi hekurudhor me shpejtësi të lartë ndërqytetëse të Francës, do të anulohen dhe vetëm 20% e trenave rajonalë do të funksionojnë. Air France (AFLYY) anuloi 10% të fluturimeve me distanca të shkurtra, por tha se grevat nuk do të preknin shërbimet në distanca të gjata. Ndërkohë, Eurostar anuloi disa shërbime midis Parisit dhe Londrës.

Rreth një milion njerëz morën pjesë në demonstratat në mbarë Francën, kurse të paktën 80 mijë morën pjesë në tubimin më të madh në Paris. Ata demonstruan kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron, që synonte të rriste pragun e moshës për të dalë në pension. Protesta është përshkallëzuar pas përplasjes me autoritetet policore të cilat kanë ushtruar dhunë ndaj disa protestuesëve. 

proteste ne france

Sondazh

Poll