Bota

Franca do të dërgojë në Ukrainë edhe 12 armë vetëlëvizëse

Franca do të furnizojë 12 armë të tjera vetëlëvizëse me rreze të gjatë Caesar. Ajo gjithashtu do të dërgojë 150 ushtarakë në Poloni për të trajnuar 600 ushtarë ukrainas atje çdo muaj. 

31 Janar 2023, 18:38 Nga k.m.
Franca do të dërgojë në Ukrainë edhe 12 armë
Foto ilustruese

PARIS- Franca dhe Ukraina diskutuan sot trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë francezë, por ende nuk është marrë një vendim. Lajmin e dha sot ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecorny.

Franca do të furnizojë 12 armë të tjera vetëlëvizëse me rreze të gjatë Caesar. Ajo gjithashtu do të dërgojë 150 ushtarakë në Poloni për të trajnuar 600 ushtarë ukrainas atje çdo muaj. Lekorny tha gjithashtu se "nuk ka tabu" kur u pyet për furnizimin me avionë luftarakë në Ukrainë.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Francës për furnizimin me armë në Ukrainë, duke thënë se kjo nuk do të dobësonte aftësinë mbrojtëse të Francës, se do të ishte e dobishme të ndihmonte Ukrainë në konfliktin e saj me Rusinë dhe se armët do të përdoreshin nga Ukraina vetëm për mbrojtjen e saj.

Këto deklarata ministri francez i bëri pas takimit me homologun e tij ukrainas Oleksii Reznikov në Paris. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha nga ana e tij se vendimi i Francës këtë muaj për të furnizuar Kievin me mjete luftarake të lehta AMX-10 RC kishte rezultuar në një "efekt orteku", me aleatët e tjerë që më vonë premtuan të dërgonin tanke.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll