Bota

Zbulim makabër, gjenden 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi

15 Shtator 2019, 11:58 Nga DOSJA
Zbulim makabër, gjenden 44 trupa të prerë në copa brenda

MEKSIKË– Janë gjetur 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi. Ngjarja makabër ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Jalisco pranë Guadalajaras. Ka qenë era e keqe e kufomave që ka bërë që banorët të lajmërojnë autoritetet e zonës.

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur në Jalisco për të identifikuar 44 trupat e gjetur edhe pse kjo gjë ka qenë mjaft e vështirë.

BBC shkruan se mbetjet njerëzore janë gjetur të fshehura në 119 çanta të zeza. Pjesa më e madhe e trupave ishin prerë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar.

Shumë prej trupave ende mbeten të paidentifikuar.

Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë. Kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave për këtë vit. Dyshimet e para bien mbi bandë, e cila mendohet t’i ketë ekzekutuar personat për konflikte pazaresh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjenden 44 trupa te prere ne meksike meksike gjenden 44 trupa te prere ne meksike meksike

Sondazh

Poll