Aktualitet

Vlorë/ Vidhet kisha e Shën Dhimitrit në Palasë, hajdutët morën 10 mijë lekë të reja

16 Shtator 2019, 09:18 Nga DOSJA
Vlorë/ Vidhet kisha e Shën Dhimitrit në Palasë,

VLORË- Bie pre e hajdutëve kisha e “Shën Dhimitrit” në fshatin Palasë në Himarë, ku disa persona kanë marrë një sasi prej 10 mijë lekë të reja. Policia njofton se është vënë në ndjekje të autorëve. Po ashtu, në Vlorë është arrestuar një 23-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet se ka sjellë në Shqipëri një motor pa targa, i cili është rezulton se është i vjedhur në Greqi.

Njoftimi i plotë: 

Vlorë

Policia Kufitare ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit D.H., 23 vjeç, banues në Fier.Policia Kufitare Vlorë ka bërë ndalimin e tij në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një motorr pa targa, i cili rezulton të jetë vjedhur në shtetin Grek.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”.—-

Himarë Në fshatin Palasë, Himarë nga persona ende të pa identifikueshëm është vjedhur kisha e “Shën Dhimitrit” ku janë marrë një sasi parash prej 10.000 lekë.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhja e kishes se shen dhimitrit vjedhja e kishes se shen dhimitrit

Sondazh

Poll