Aktualitet

Të vegjëlit e Shkodrës në dyert e kopshtit “Ngjyrat”, si nisi viti parashkollor për ta (VD)

16 Shtator 2019, 09:18 Nga DOSJA
Të vegjëlit e Shkodrës në dyert e kopshtit

SHKODËR– Të vegjëlit e Shkodrës e kanë nisur këtë vit parashkollor në mjediset e reja të kopshtit “Ngjyrat”. Bëhet fjalë për 120 fëmijët e lagjes numër 1 të këtij qyteti, të cilët me çantat e vogla mbi shpinë u janë drejtuar dyerve të Qendrës së Re Multifunksionale.

Godina e kopshtit “Ngjyrat” është krejtësisht e rikonstruktuar falë një projekti, të Bashkisë së Shkodrës. Me një fond prej 13 mln lekësh që u financua nga Bashkimi Europian dhe nga programet e UNDP Albania, është bërë mobilimi i mjediseve të brendshme.

Ndërsa për stinën e ftohtë të dimrit është në funksion të plotë edhe ngrohja qendrore përmes kaldajës së instaluar.

Këto mjedise mundësojnë që fëmijët e moshave parashkollore të ndahen në katër grupe, që do të drejtohen dhe nga një staf i kualifikuar dhe profesional.

Pothuajse gati është edhe çerdhja e re, qendra shëndetësore dhe zyrat administrative të kësaj lagjeje të qytetit.

Dita e sotme, 16 shtator ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Janë 455 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës.

Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita e pare e shkolles shkoder dita e pare e shkolles shkoder

Sondazh

Poll