Bota

ME FOTO: Skelete pa kokë u zbuluan në Anglinë Lindore, datojnë që nga shekulli i III pas Krishtit

11 nga 17 skeletet e gjetura kohët e fundit në një vend varrimi romak në Lindjen e Anglisë u ishin prerë kokat, e ishin të pozicionuara pranë këmbëve.

30 Janar 2023, 21:33 Nga k.m.
ME FOTO: Skelete pa kokë u zbuluan në Anglinë Lindore,
Pamje nga zbulimet

BRITANI E MADHE- Varre, të cilat datojnë në shekullin e tretë pas Krishtit, u zbuluan pranë gjurmëve të një vendbanimi të epokës së hekurit të përbëra nga 40 shtëpi të rrumbullakëta.

Patrick Moan nga Arkeologjia e Oksfordit tha se gjetja kishte "nxjerrë në pah njohuri të mahnitshme për njerëzit" e zonës.

ME FOTO: Skelete pa kokë u zbuluan në Anglinë Lindore,
Pamje nga zbulimet

11 nga 17 skeletet e gjetura kohët e fundit në një vend varrimi romak në Lindjen e Anglisë u ishin prerë kokat, e ishin të pozicionuara pranë këmbëve. Në varre ishin vendosur qeramike dhe në njërin prej tyre, në vend të kokës u gjet një enë. Varrimet, të cilat datojnë në shekullin e tretë pas Krishtit, e bashkë me kafkat u zbuluan gjithashtu monedha romake, karfica, një kapak ose pjatë e madhe plumbi, qeramikë dhe gurë mulliri.

ME FOTO: Skelete pa kokë u zbuluan në Anglinë Lindore,
Pamje nga zbulimet

Specialistët tani do të fillojnë të analizojnë skeletet me shpresën për të dhënë më shumë detaje rreth riteve të varrimit që ishin në përdorim në zonë./BBC

britani e madhe

Sondazh

Poll