Bota

Ambasadori Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë, Serbia është e gatshme dhe konstruktive

Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Sipas tij Serbia ka shprehur konstruktivitet dhe ishte e gatshme për marrëveshje, ndërkaq shpreson që një gjë të tillë të bëjnë të gjitha palët.

30 Janar 2023, 21:24 Nga a.l
Ambasadori Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për
Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Sipas tij Serbia ka shprehur konstruktivitet dhe ishte e gatshme për marrëveshje, ndërkaq shpreson që një gjë të tillë të bëjnë të gjitha palët.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është e gatshme dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.

Marrëveshja për krijimin e këtij asociacioni është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

christopher hill

Sondazh

Poll