Bota

SONDAZHI: Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar shqetësohen se nuk e përballojnë mbajtjen e familjes

Shqetësimi i tyre duket se ka ndikuar në planifikimin afatgjatë, pasi qëllimi i tyre më i madh ishte krijimi i një familjeje. Shumë më popullor, me 64% të përgjigjeve, ishte arritja e sigurisë financiare. 43% e tjerë zgjodhën shëndetin e mirë mendor si qëllimin e tyre kryesor.

30 Janar 2023, 20:36 Nga k.m.
SONDAZHI: Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Gati gjysma (45%) e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë frikë se nuk do të fitojnë kurrë para të mjaftueshme për të mbajtur një familje. Këto të dhëna kanë dalë sipas një raporti të "Prince's Trust", botuar të hënën. 

Shqetësimi i tyre duket se ka ndikuar në planifikimin afatgjatë, pasi qëllimi i tyre më i madh ishte krijimi i një familjeje. Shumë më popullor, me 64% të përgjigjeve, ishte arritja e sigurisë financiare. 43% e tjerë zgjodhën shëndetin e mirë mendor si qëllimin e tyre kryesor.

Sa për mënyrën e arritjes së këtij qëllimi, 70% e të anketuarve thanë se të paturit e një pune që siguron stabilitet financiar ishte e mirë për shëndetin e tyre mendor, dhe 59% thanë se thjesht të qenit i punësuar pavarësisht nga paga përmirësonte gjendjen e tyre mendore.

Shqetësimi më i madh për grupmoshën, i përmendur nga 57% e të anketuarve, ishte kriza e kostos së jetesës. 34% e tjerë përmendën recesionin e afërt – të parashikuar nga një shumicë në rritje e ekspertëve ekonomikë në mbarë botën – si shqetësimin e tyre kryesor.

Lumturia dhe besimi i përgjithshëm në këtë grupmoshë ishin në nivele më të ulëta se çdo herë që kur sondazhi ka nisur të zhvillohet duket nisur nga viti 2008. Ndërsa 70% e të rinjve thanë se janë "të vendosur për të arritur qëllimet e tyre në jetë", 36% e të anketuarit me të ardhura shprehën shqetësimin se do të “dështonin në jetë” dhe pothuajse gjysma (46%) thanë se pasiguria ekonomike i bëri ata të ndiheshin “të pashpresë” për të ardhmen. Ky numër u ngjit në 55% tek të rinjtë me të ardhura të ulëta.

Çështjet e shëndetit mendor janë bërë normë, me 45% që raportojnë se kanë përjetuar një problem të shëndetit mendor. Rreth 56% raportuan se ishin në ankth dhe 62% thanë se ishin gjithmonë ose shpesh të stresuar.

Shefi ekzekutiv i Prince's Trust në Mbretërinë e Bashkuar, Jonathan Townsend, i përshkroi rezultatet e sondazhit si "një shenjë paralajmëruese se, pas pandemisë, mirëqenia e të rinjve nuk është rikuperuar".

britani e madhe

Sondazh

Poll