Bota

Gjykata Kushtetuese në Portugali refuzon ligjin për eutanazisë

Tashmë projektligji kthehet në Parlament, i cili prej 3 vitesh po përpiqet të hartojë dhe miratojë ligjin përkatës.

30 Janar 2023, 20:48 Nga k.m.
Gjykata Kushtetuese në Portugali refuzon ligjin për eutanazisë
Foto ilustruese

PORTUGALI- Gjykata Kushtetuese e Portugalisë hodhi poshtë sot, për herë të dytë, ligjin për eutanazinë në vend, duke përmendur "paqartësi të papranueshme" në dispozitat e tij. Tashmë projektligji kthehet në Parlament, i cili prej 3 vitesh po përpiqet të hartojë dhe miratojë ligjin përkatës.

Gjyqtarët vendosën se teksti nuk ishte në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk përcaktonte saktësisht "dhimbjen ekstreme" që hap rrugën për "vdekjen e asistuar mjekësore" të pacientit. E njëjta gjykatë e kishte hedhur poshtë ligjin edhe në mars 2021, duke konsideruar se termat e përdorur në tekst ishin "tepër të pasakta".

Parlamenti mund ta riformulojë tekstin dhe ta dërgojë sërish për miratim tek Presidenti i Republikës, konservatori Marcelo Rebelo de Souza, i cili e apeloi në fillim të janarit në Gjykatën Kushtetuese. Ligjvënësit fillimisht votuan për dekriminalizimin e eutanazisë në shkurt 2020, por ligji hasi në kundërshtime nga Presidenti, një katolik i devotshëm dhe ish-profesor i drejtësisë, i cili kishte vënë veton ndaj një versioni të mëparshëm të ligjit.

Pak vende evropiane, si Belgjika dhe Holanda, e kanë legalizuar eutanazinë deri më sot.

portugali ligji per eutanazi

Sondazh

Poll