Aktualitet

FOTOT/ ‘Ku mësuan Ismaili dhe Dritëroi’, Rama nxjerr pamjet e gjimnazit ‘Asim Zeneli: Rilindi pas degradimit

16 Shtator 2019, 08:51 Nga DOSJA
FOTOT/ ‘Ku mësuan Ismaili dhe Dritëroi’, Rama nxjerr

GJIROKASTËR– Çel dyert për këtë vit të ri shkollor gjimnazi “Asim Zeneli”. Shkolla e mesme, ndër më elitaret në vend, është rihapur pas një rikonstruksioni që i ka kthyer sërish shkëlqimin e dikurshëm.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale, se nga sot gjimnazi është i hapur nxënësit.

“I rilindur pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, ku mësuan edhe Ismail Kadareja e Dritëro Agolli, do të presë nesër nxënësit në kushte optimale falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër”. shkruan Rama.

Gjimnazi “Asim Zeneli” u hap më 23 nëntor 1923, kur këshilli bashkiak mbështeti kërkesën e qytetit për hapjen e tij. Fillimisht, ai ishte një lice, për t’u transformuar më pas në një gjimnaz, ku studiuan shumë figura, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli. Emri i gjimnazit i dedikohet heroit Asim Zeneli, i cili ra dëshmor në një përleshje me nazistët, në Mezhgoran në vitin 1943.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritero agolli edi rama gjimnazi asim zeneli ismail kadare dritero agolli edi rama gjimnazi asim zeneli ismail kadare

Sondazh

Poll