Bota

Befason Presidenti kroat: Kosova i është rrëmbyer Serbisë, u aneksua nga ndërkombëtarët

Presidenti tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. 

30 Janar 2023, 17:23 Nga A.B
Befason Presidenti kroat: Kosova i është rrëmbyer Serbisë, u
Zoran Milanovic

KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. 

Derisa të kuptojmë se Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë, ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe rrezik. Ne aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Iu mor Serbisë. Kush tjetër e bëri veç nesh? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim madje, por rrëmbim. Si quhet ndryshe? Kjo nuk ka të bëjë me çështjet që diskutohen sot në Kosovë, por me konceptin në tërësi”, tha Milanovic gjatë një prononcimi për mediat.

Milanovic u shpreh gjithashtu kritik ndaj veprimeve të Perëndimit dhe tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të ndalohet.

“Kam dëgjuar disa në Parlamentin Europian që thonë se duhet ta shpartallojmë Rusinë. Kjo është çmenduri”, tha Milanovic.

Në fjalën e tij, presidenti kroat kritikoi edhe qasjen e NATO-s. “Shefi i NATO-s shkon në Korenë e Jugut dhe Japoni. E njoh prej 20 vitesh atë njeri por nuk është përfaqësuesi im. Nuk është zonë e NATO-s, por janë fqinjët e Kinës, nuk kanë fare lidhje me Kroacinë”.

zoran milanovic

Sondazh

Poll