Bota

VD- Me 13 kg kokainë në valixhe, si u zbuluan dy eskortat braziliane në aeroportin grek

Sipas Protothema, gratë nga Brazili po vinin në Greqi për të punuar si eskorta luksoze, por u arrestuan sapo zbarkuan në aeroportin "Eleftherios Venizelos".

29 Janar 2023, 18:24 Nga k.m.
VD- Me 13 kg kokainë në valixhe, si u zbuluan dy eskortat braziliane
Kokaina në valixhe

GREQI- Një informacion ka sjellë prangosjen e dy 24-vjeçareve braziliane që kishin 13 kilogram kokainë në valixhet e tyre. Sipas Protothema, gratë nga Brazili po vinin në Greqi për të punuar si eskorta luksoze, por u arrestuan sapo zbarkuan në aeroportin "Eleftherios Venizelos".

Siç shihet në videon përkatëse të publikuar nga ELAS, dy 24-vjeçaret që mbërritën në Athinë me një fluturim nga Brazili nëpërmjet Zyrihut e kishin fshehur drogën në një fund të dyfishtë. Përveç drogës, dy 24-vjeçareve iu konfiskuan edhe dy celularë dhe një shumë parash.

greqi

Sondazh

Poll