Aktualitet

613 kg kokainë/ Letërporosia mban ‘peng’ procesin, shtyhet gjyqi për Arber Çekajn

16 Shtator 2019, 08:17 Nga DOSJA
613 kg kokainë/ Letërporosia mban ‘peng’ procesin, shtyhet

Tiranë– Shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn, i cili akuzohet si i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokainë, që u gjetën në një kamion në magazinat e ‘Arbri Garden’ në Maminas. Shkak i shtyrjes është bërë fakti se ende nuk ka mbërritur letër-porosia nga Gjermania për marrjen në dijeni të Çekajt, për nisjen e procesit gjyqësor në vendin tonë.

Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. 

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj kerkon azil kokaina ne maminas shtyhet gjyqi për arbër çekajn arber cekaj kerkon azil kokaina ne maminas shtyhet gjyqi për arbër çekajn

Sondazh

Poll