Aktualitet

Nuk njohu asnjë notë veç dhjetës, flet mjekja ekselente: Krim, më kanë nënvlerësuar, do iki në Gjermani

16 Shtator 2019, 06:26 Nga DOSJA
Nuk njohu asnjë notë veç dhjetës, flet mjekja ekselente:

Tiranë- Aurela Kullolli është një nga studentet e rralla, pasi nuk e ka njohur asnjëherë notën 9 por gjithmonë ka rezultuar ekselente me 10-ta.

Tashmë ajo ka përfunduar  ciklin e dytë të studimeve të larta Master Shkencor në degën e mjekësisë me mesatare 10. Studimet si rrallëkush, i mbylli me Medalje Ari. Ajo është një mjeke dhe së fundmi ka treguar edhe arsyen pse ndoqi këtë degë. Sipas saj mjekësisë iu fut për shkak të sëmundjes së babait të saj.

“Kur kam qenë e vogël babi ka vujatur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të sëmurë në spital më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparëse të bardha më dukeshin si engjëj. Domethënë figura më pranë Zotit. Zoti ka fuqinë e krijuesit, kurse doktori është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe sëmundjen”- tha Aurela Kullolli për Top Channel

Ekselentes shqiptare shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi dhe tashmë ajo do të largohet.

“Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrata nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh renditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh”- u shpreh ekselentja.

Burimi: Top Channel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurela kullolli mjekja ekselente aurela kullolli mjekja ekselente

Sondazh

Poll