Aktualitet

Banorët e Levanit në protestë: S’kemi ujë të pijshëm, as kanalizime, si po na shmang administrata (VD)

16 Shtator 2019, 07:36 Nga DOSJA
Banorët e Levanit në protestë: S’kemi ujë të

Fier- Ditën e sotme banorët e Levanit janë ngritur në protestë pasi shprehen se kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kanë probleme me kanalizimet. Sipas tyre probleme ka në Levan, Jaru dhe Shtyllas.

Ata kanë deklaruar se ditën e sotme puna në Njësinë Administrative të Levanit ka filluar në orën 7:00, që punonjësit të shmangin përballjen me banorët.

 

 

Protestuesit shprehen se i kanë  bërë kërkesë bashkisë për bashkëbisedim me kryetarin e Armando Subashin pasi janë taksapagues të rregullt dhe duan takim për të zgjidhur këto probleme. Sipas tyre takimi duhet të zhvillohen edhe në praninë e punonjësve të njërsisë Levan.

“Paguajmë edhe për shkollën takse edhe pse është shtetërore. Paguajmë taksë tokë e asnjë kanal i pastruar. Tvsh si në faturë te ujit edhe te dritave. Nga 2011 deri tani Levani si i persekutuar. Të punësuarit në këtë njësi nuk janë nga Levani.  Jemi fermerë, mbahemi nga toka dhe pensionet”, shprehet ata.

Protesta ende vazhdon dhe qytetarët shfaqen të revoltuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e levanit në protestë protestë në levan për ujin banorët e levanit në protestë protestë në levan për ujin

Sondazh

Poll