Bota

Ministri italian i Mbrojtjes: Lufta e tretë botërore do të nisë nëse tanket ruse mbërrijnë në Kiev

Ndryshe, krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe. Sipas tij sigurimi që ato të mos mbërrijnë është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën e tretë botërore. 

29 Janar 2023, 14:02 Nga a.l
Ministri italian i Mbrojtjes: Lufta e tretë botërore do të
Guido Crosetto

ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu. Crosetto deklaroi se lufta e tretë botërore do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe në kufijtë e Evropës. Sipas tij sigurimi që ato të mos mbërrijnë është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën e tretë botërore. 

Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

Ndryshe, krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.

 

 

guido crosetto

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2023, 13:22 I.A

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Bukuresht RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të art...