Bota

Rojet izraelite vrasin një palestinez pranë vendbanimit në Bregun Perëndimor

Më shumë se 30 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite deri më tani këtë vit.

29 Janar 2023, 14:35 Nga I.A
Rojet izraelite vrasin një palestinez pranë vendbanimit në Bregun
Vrasja

IZRAEL- Rojet izraelite kanë vrarë një adoleshent palestinez pranë një vendbanimi të paligjshëm izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Karam Ali Ahmad Salman, 18 vjeç, u qëllua për vdekje nga ushtarwt izraelit pranë vendbanimit Kedumim, njoftoi të dielën ministria palestineze e shëndetësisë.

Më shumë se 30 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite deri më tani këtë vit. Ministria shtoi se Kedumim është ndërtuar në tokë palestineze në pronësi private. Ushtria izraelite pretendoi se Salman ishte “i armatosur me pistoletë” dhe u qëllua nga një “ekip civil i sigurisë”.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga Lufta e vitit 1967 dhe vendbanimet konsiderohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Të shtënat pasojnë një sërë sulmesh pasi forcat izraelite vranë nëntë palestinezë në kampin e refugjatëve Jenin gjatë një bastisjeje të enjten. Në të njëjtën ditë, një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në qytetin al-Ram, në veri të Jerusalemit, duke shënuar një nga ditët më vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të pushtuar.

pritet palestinezi nga izraelitet

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2023, 13:22 I.A

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Bukuresht RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të art...