Bota

Këshilltari i Kurtit 'kundër' Asociacionit: S’paguajmë ne për shkëputjen e Serbisë nga Rusia

Në një shkrim në Facebook, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në përfundimin se Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.

29 Janar 2023, 13:34 Nga a.l
Këshilltari i Kurtit 'kundër' Asociacionit:
Jeton Zulfaj

KOSOVË- Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka disa hipoteza rreth qëllimit të kësaj. Në një shkrim në Facebook, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në përfundimin se Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.

Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim? Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, shkroi Zulfaj.

 

jeton zulfaj

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2023, 13:22 I.A

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Bukuresht RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të art...