Aktualitet

Shkatërrohet Parku Rinia, priten pemët dhjetëra vjeçare dhe shtohet betoni (FOTOT)

16 Shtator 2019, 06:21 Nga DOSJA
Shkatërrohet Parku Rinia, priten pemët dhjetëra vjeçare

TIRANË- Pak javë më parë Bashkia Tiranë prezantoi projektin e rehabilitimit për “Parkun Rinia”. Sipas Bashkisë në parkun afër qendrës së Tiranës do të kishte pemë të reja dhe hapësira më të këndëshme çlodhëse për të gjithë.

Por kur projekti po vjen afër fundit, duket se është devijuar dhe nuk është shtuar numri i pemëve, por është pakësuar.

Dje, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka publikuar disa foto nga “Parku Rinia” ku shihen pemët dhjetara vjeçare që janë prerë.

Po ashtu dhe gazetari Ylli Dylgjeri ka publikuar një tjetër foto, në të cilën shihen disa pisha që tashmë nuk lartësohen, por janë të rrëzuara për tokë.

Ndërkohë nga ana tjetër, betoni është shtuar në këtë hapësirë të gjelbër të Tiranës. Në vendin ku më herët ka pasur bar, bashkia ka menduar që ta zëvendësojë me beton.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonizohet parku ervin goci parku rinia ylli dylgjeri betonizohet parku ervin goci parku rinia ylli dylgjeri

Sondazh

Poll