Aktualitet

Trafiku i drogës Itali-Shqipëri/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit: Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri

Në përgjimet e kryera në automjetin tip Hunday, me targë, FB 153LR në përdorim të Gjergii Luli dhe bashkëpunëtorit të tij Saimir Prenga, u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa i treguar me shkronjën L I identifikuar më pas si Lorenc Arapi.

28 Janar 2023, 12:30 Nga A.B
Trafiku i drogës Itali-Shqipëri/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit:
Arrestim

TIRANË- Në dosjen hetimore të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST, janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës. Në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit Alfred Luli.

Në përgjimet e kryera në automjetin tip Hunday, me targë, FB 153LR në përdorim të Gjergii Luli dhe bashkëpunëtorit të tij Saimir Prenga, u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa i treguar me shkronjën L I identifikuar më pas si Lorenc Arapi. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”

Biseda e datës 12.01.2018 ne oren 14:47 e zhvilluar ne bordin e automjetit Hyundai:

ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.
LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.
ARAPI Lorenc: E perdor.
LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.
ARAPI Lorenc: Shko, shko!
LULI Giergit: Ku?
ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)
LULI Gjergji: Cfare pe?
ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur.
Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..
LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?
ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMË te zeze, 320.
LULI Gjergit: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?
.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.
ARAPI Lorenc: si si??
LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…
ARAPI Lorenc: po po
LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.
ARAPI Lorenc: I shkruaj
LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi githe diten.
ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman
ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll