Aktualitet

Tentohet të vritet 25-vjeçari te 'Fresku', autori u largua me mjetin "Audi", Policia e arreston

Personi i lënduar, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Audi".

28 Janar 2023, 12:06 Nga A.B
Tentohet të vritet 25-vjeçari te 'Fresku', autori u largua
Foto ilustruese

TIRANË- Tentohet të vritet një person në kryeqytet. Policia informon se në zonën e 'Freskut', është goditur me mjet prerës personi me inicialet A. H., 25 vjeç. Autori, një 23-vjeçar, mundi të largohej nga zona me mjetin tip 'Audi'. Policia bëri të mundur kapjen e tij. I riu do të hetohet për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Personi i lënduar, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Audi", i autorit të dyshuar. Arsyet e sherrit mes të rinjve mbeten mister.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", shtetasin G. C.

Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Audi", i autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

plagoset 25-vjecari ne tiran tirane

Sondazh

Poll