Aktualitet

FOTO- Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij, shikon fotot e fëmijërisë

Ismail Kadare shikon veten e tij kur ka qënë fëmijë. Shkrimtari ka vizituar ish-banesën e tij, shtëpinë studio "Kadare".

28 Janar 2023, 11:34 Nga A.B
FOTO- Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në
Ismail Kadare

TIRANË- Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes, është rikthyer pas në kohë. Ai është 'përhumbur' në fotot e tij të fëmijërisë. Ishte botuesi i tij Bujar Hudhri, ai që ka publikuar një fotografi të shkrimtarit që viziton ish-banesën e tij, shtëpinë studio "Kadare".

'Sot ditëlindja e shkrimtarit tonë të dashur. Kadare, duke parë fotot e fëmijërisë, në shtëpinë ku ka lindur 87 vjet më parë. EDHE NJËQIND, MJESHTËR!'- shkruan Hudhri.

Ismail Kadare një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbush sot 87 vjeç. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

ismail kadare

Sondazh

Poll