Aktualitet

Arrestohen 11 persona në Tiranë, Policia nis kërkimet për gjetjen e një 41-vjeçari

Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike.

28 Janar 2023, 11:55 Nga A.B
Arrestohen 11 persona në Tiranë, Policia nis kërkimet për
Policia

TIRANË- Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e një 41-vjeçari. Ka qënë vëllai i tij ai që ka denoncuar për zhdukjen e 41-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- B. D., 35 vjeç, banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike;

- E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin "Bajram Curri", ka hyrë në një lokal, me një mjet prerës (thikë) në dorë;

- E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Ngacmimi seksual".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke jashtë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- K. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. Sh., 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- Xh. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- S. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe H. M., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

- T. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. P., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi T. K. dhe pasagjeri, shtetasi B. Ll., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
---
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi I. S., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll