Aktualitet

Arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja në Portin e Durrësit, s'kishte të deklaruara 33 mijë euro, i kishte fshehur në trup

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të territorit shqiptar iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara.

28 Janar 2023, 11:07 Nga A.B
Arrestohet 35-vjeçari nga Kavaja në Portin e Durrësit,
Para

DURRËS- Një 35-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga Policia. Personi me inicialet S.C., 35 vjeç, banues në Kavajë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të territorit shqiptar iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISË;

-Tentoi të fuste një shumë eurosh, pa i deklaruar në PKK Port Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kavaja. Sekuestrohen 33 000 euro, dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal. -Goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohen sasi dozash me kokainë, gati për shitje. -Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

1. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

2. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe falë kontrolleve, në lagjen nr.18, Durrës, bllokuan një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte personi që shpërndante lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

para te padeklaruara

Sondazh

Poll