Aktualitet

Unaza e Madhe/ Banorët: Pronat tona po i kalojnë Veliajt, do futemi në Bashki e s'do dalim as me polici

Gazetari Bled Marku deklaroi se pronat e tyre po u kalojnë në mënyrë të paligjshme në emër të Bashkisë së Tiranës.

28 Janar 2023, 10:17 Nga A.B
Unaza e Madhe/ Banorët: Pronat tona po i kalojnë Veliajt, do
Qytetari

TIRANË- Banorët që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor të Unazës së Madhe në Tiranë nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri dhe rikualifikimi i Unazës Lindore, kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar shembjen e banesave. Gazetari Bled Marku deklaroi se pronat e tyre po u kalojnë në mënyrë të paligjshme në emër të Bashkisë së Tiranës. Ai paralajmëroi se banorët do të hyjnë në Bashki dhe nuk do të dalin as me polici.

'Bashkia e Tiranës mashtron qytetarët. S'pranojmë mashtrime. Pronat po kalojnë në mënyrë në paligjshme në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Eshtë një vjedhje e hapur, është e rrezikshme një rrisk, pasi Bashkia i vë syrin një pallati dhe i bën kërkesë ASHK-së, dhe kjo ia kalon Bashkisë duke i lënë njerëzit jashtë, sic po ndodh sot. 

Ne do futemi në Bashki dhe nuk do dalim as me polici. Ne do bllokojmë vjedhjen, ne e dimë që Veliaj vjedh para.

Veliaj po bën dëm me qëllim, nuk i intereson rruga, nëse Veliaj dhe Balluku dhe Rama, i japin zgjidhje njerëzve, ju dal garant u them njerëzve dilni jashtë.'- tha gazetari.

unaza e madhe protesta e banoreve te laprakes

Sondazh

Poll