VIDEO- Zbulohen 39 kamera sigurie të vendosura në Korçë dhe Pogradec, 9 persona vihen në hetim
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, janë vendosur 9 persona, nga këta, 7 në Korçë dhe 2 në Pogradec.
KORÇË- Policia e qarkut Korçë ka sekuestruar 39 kamera që ishin vendosur paligjshmërisht nëpër pallate, rrugë dhe objekte të ndryshme. Kamerat janë zbuluar në Pogradec dhe Korçë si dhe rrethinat e tyre. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, janë vendosur 9 persona, nga këta, 7 në Korçë dhe 2 në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Si pasojë e këtij veprimi u hetuan në gjendje të lirë nëntë persona: Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Romeo Staravecka, Arben Berberi, Nevrus Llapushi, Gjergji Romaçka, Petrit Bregu dhe Marius Dvorani.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Korçë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, 39 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 9 shtetas, nga këta, 7 shtetas në Korçë dhe 2 shtetas në Pogradec, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D. -Plani operacional ka vijuar në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit A. B. dhe N. Ll. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Vëllezërit Bitraj lëviznin me armë dhe hashash në Kurbin, arrestohet 19-vjeçari, tjetri vihet në hetim
Arma LEZHË- Dy vëllezër janë kapur në Kurbin teksa lëviznin të armatosur dhe me cigare hashashi me vete. Në pranga ...
Brenda kryeqytetit të ri të drogës në Evropë/ 'Antwerp', aty ku gangsterët TORTUROJNË rivalët me pajisje mesjetare, nuk mungojnë shqiptarët
TheSun Duke treguar me dorë portin e Antwerp të mbuluar nga mjegulla, Paul Meyer dikur mjeshtër i trafikut të drogês thotë se ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 28 Janar 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ar...
I vuri tritol oficerit të policisë dhe qytetarit 3 vite më parë, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër (EMRI)
Prele Milani, oficeri i Policise SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Dedë Nikaj. Ai ësht&eu...
Kolosi i letërsisë shqiptare feston ditëlindjen, Ismail Kadare mbush sot 87-vjeç
Ismail Kadare TIRANË- Kolosi i letërsisë shqiptare feston sot 87 vite jetë. Shkrimtari me të cilin krenohen të gjithë sh...
'Jemi viktima'/ Morën lejeqëndrimin në Britani, arrestohen 2 shqiptarët në Belgjikë, kalonin kontrabandë emigrantët
Gomone BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë që u lejuan të qëndronin në Britaninë e Madhe pasi dyshoheshin se ishin viktima t&e...
Parashikimi i motit, temperaturat deri në -7°C, kthjellime dhe vranësira të shpeshta
Moti TIRANË- I gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante n&e...
Jeta pas Covid-19, rimëkëmbja do të vijë më herët nga sa e prisnim, drejtuesit të shqetësuar për “valën e dorëheqjeve”
Kur kufijtë u hapën në janar, Kina pati kaluar 1016 ditë e mbyllur për botën e jashtme. Politika “zero-covid” e ven...
FOTOT+EMRAT/ Dy shqiptarë kapen në “shtëpinë e barit” në Britani, vlera drogës kapte shifrën 1 milion paund
Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një ferm...
Lau gjakun, mbuloi trupat dhe u nis tek të afërmit, zbulohet lëvizja e Xhevat Sinanit pas vrasjes së dyfishtë në Gramsh
Xhevat Sinani GRAMSH- 80-vjeçari Xhevat Sinani që vrau gruan e vëllanë e tij këtë mbrëmje kishte disa ditë q&eum...
