Aktualitet

Përleshje në një lokal në Kamëz, dy adoleshentët përfundojnë në spital

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

27 Janar 2023, 21:31 Nga F.M
Përleshje në një lokal në Kamëz, dy adoleshentët
Kamëz

KAMËZ- A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se si pasojë e konfliktit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

sherr ne kamez

Sondazh

Poll