Aktualitet

U ‘zhduk’ pas dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Duka zbulon arsyen e mungesës së kryeministrit Rama: Është i sëmurë

Detaje në lidhje me sëmundjen e kryeministrit, Duka nuk dha.

27 Janar 2023, 20:33 Nga F.M
U ‘zhduk’ pas dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Duka
Ndarja e çmimeve

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar arsyen e mos shfaqjes në publik të kryeministrit Edi Rama ditët e fundit. Ai mbajti një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit 2022 të Superiores, por zbuloi dhe arsyen e mungesës së Ramës. Sipas Dukës, kreu i qeverisë është i sëmurë, ndaj nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Detaje në lidhje me sëmundjen e kryeministrit, Duka nuk dha.

“Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre. Një falënderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi. E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm,”- u shpreh Duka.

Mungesa e Ramës u vu re një ditë më parë, kur u mbajt dhe seanca plenare në Kuvend. Mes trazirave, Opozita me në krye Sali Berishën kërkonin prezencën e Ramës në sallë në mënyrë që t’i kërkonin llogari për përmendjen në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Por Rama nuk u pa as pasdite dhe as sot. Reagimi i vetëm që ka bërë, ka qenë përmes një deklarate zyrtare të Kryeministrisë.

armand duka edi rama

Sondazh

Poll