Aktualitet

"Xheviti po shfaqte xhenja xhelozie për gruan", flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh

Disa të tjerë tregojnë se kohë e fundit, Xhevit Sinani kishte shfaqur shenja depresioni dhe xhelozi për bashkëshorten.

27 Janar 2023, 20:44 Nga F.M
"Xheviti po shfaqte xhenja xhelozie për gruan", flasin
Fqinjët e familjes Sinani

GRAMSH- Fqinjët e familjes Sinani ku ndodhi vrasja e dyfishtë këtë pasdite tregojnë se nuk ishin në dijeni nëse kishin pasur probleme më parë. Nbë një prononcim për mediat, ata shprehen se autori i ngjarjes, Xhevit Sinani ishte person i qetë por kishin dëgjuar se kishte probleme mendore.

“E kemi dëgjuar nga të tjerët, që ka pasur probleme mendore. Por tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në koperativë”- u shpreh njëri prej banorëve të zonës.

Disa të tjerë tregojnë se kohë e fundit, Xhevit Sinani kishte shfaqur shenja depresioni dhe xhelozi për bashkëshorten.

“Ishte xheloz, kohët e fundit s’ishte shumë mirë. Kemi dëgjuar. Por xheloz ishte shumë,”- thotë një tjetër.

Xhevit Sinani vrau këtë pasdite të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani. Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit. 

xhevit sinani shaqir sinani zegjine sinani krim i dyfishte ne gramsh

Sondazh

Poll