Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Gramsh, familja hap dyert e mortit, fqinji: Nuk kishte konflikte dhe as probleme psikologjike

Për fëmijët e Shaqirit, ai tha se do të vijnë nesër, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë.

27 Janar 2023, 20:51 Nga F.M
Krimi i dyfishtë në Gramsh, familja hap dyert e mortit, fqinji: Nuk
Fqinji

GRAMSH- Në shtëpinë e familjes Sinani në Gramsh janë hapur dyert e mortit. Fqinji i viktimës Shaqir Sinani, në një prononcim për TopChannel është shprehur se nuk ishte në dijeni të ketë pasur ndonjë konflikt mes vëllezërve dhe se autori ka qenë i shëndetshëm mendërisht. Për fëmijët e Shaqirit, ai tha se do të vijnë nesër, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Sipas deklaratave të policisë Xhevit Sinani është gjendur në gjendje të rënduar psikologjike. Si e njihnit Xhevitin, familjen?

I njihnim si njerëz që shihnin punën e vet nuk ishte problematik, kjo që ndodhi ishte shokuese për të gjithë. S’kishte as probleme e konflikte mes njëri tjetrit, jemi tepër të tronditur.

Pyetje: A kanë pasur konflikte të mëparshme, zakonisht krime të tilla ndodhin për shkak të shkaqeve të pronës, motive të tjera të dobëta?

Nuk ka pasur asnjë debat mes tyre, se unë e kam dhe komshi Shqirin, s’ka pasur asgjë se si ndodhi as vetë nuk e di.

Pyetje: A kanë ardhur fëmijët?

Gocat i ka këtu ndërsa fëmijët vijnë nesër në mëngjes, tre çunat i ka në Greqi.

Pyetje: A kishte shfaqur Xheviti probleme të një rëndese psikologjike?

Këto kohë nuk kishte probleme të tilla.

Xhevit Sinani vrau këtë pasdite të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani. Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit. 

krim i dyfishte ne gramsh shaqir sinani zegjine sinani xhevit sinani

Sondazh

Poll