Aktualitet

Sondazhi: Të rinjtë gjykohen nga të rriturit në Shqipëri, 61.4% e shqiptarëve: I duan gjërat gati

61.4% e shqiptarëve bien dakord me shprehjen se gjenerata rreth të 20-ve sot i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria. Ndërkohë, vetëm 13.7% mendojnë të kundërtën që nuk i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria dhe 25% janë neutralë.

27 Janar 2023, 21:23 Nga DOSJA
Sondazhi: Të rinjtë gjykohen nga të rriturit në
Sondazhe

TIRANË- 68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve sot e ka më të lehtë për të përballuar jetën se sa gjeneratat e mëparshme. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 7.5% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë e kësaj moshe nuk e kanë më të lehtë të përballojnë jetesën se sa gjenerata e mëparshme.

78.1%, grupmosha 55-64 vjeç mendojnë se gjenerata deri në 20 vjeç e ka më të lehtë për të ecur ne jetë. Ndërsa ata të grupmoshës 45-54 vjeç që e mendojnë këtë zënë 71.5% të qytetarëve, e ndjekur nga grup mosha 65-75 vjeç me 71.9%. Grupmoshat më të reja, afër 20-vjeçarëve, janë më pak paragjykues. Kështu, 70.9 % e moshës 25-34 vjec mendojnë që të rinjtë e kanë më të lehtë përballimin e jetesës.

Edhe më pak paragjykues rezulton të jetë grup mosha 35-44 vjeç, ku 62% e mendojnë edhe më të përballueshme jetesën e 20-vjeçarëve, ndjekur nga grupmosha 18-24 vjeç, të cilët 51% e tyre mendojnë se jeta për të rinjtë është më e lehtë.

61.4% e shqiptarëve bien dakord me shprehjen se gjenerata rreth të 20-ve sot i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria. Ndërkohë, vetëm 13.7% mendojnë të kundërtën që nuk i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria dhe 25% janë neutralë.

Tek ata që mendojnë se gjenerata e rreth të 20-ve i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria, më pak janë të rinjtë e grupmoshës 18-24 vjeç me vetëm 31.8%, ndërkohë që trajektorja vjen vetëm në ngjitje, duke kulminuar me grupmoshën 65-75 vjeç me 70.8%.

Marrë nga Euronews

sondazhe ne euronews

Sondazh

Poll