Bota

'Përhapnin informacione të rreme' Rusia bllokon faqet e CIA-s dhe FBI-së

RBC shkruan se departamenti ka kufizuar aksesin "në një numër burimesh që i përkasin strukturave shtetërore të vendeve armiqësore për shpërndarjen e materialeve që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Federatën Ruse".

27 Janar 2023, 15:52 Nga a.l
'Përhapnin informacione të rreme' Rusia bllokon faqet e
Rusia bllokon faqen e CIA-s dhe FBI-së

RUSI- Censori federal i Rusisë, Roskomnadzor, ka bllokuar faqet e internetit të FBI -së dhe CIA-s në territorin rus. Faqja e internetit e agjencisë nuk specifikon arsyen e bllokimit por më herët ka deklaruar se janë përhapur informacione të rreme lidhur me luftën, raportojnë mediat e huaja. 

RBC shkruan se departamenti ka kufizuar aksesin "në një numër burimesh që i përkasin strukturave shtetërore të vendeve armiqësore për shpërndarjen e materialeve që synojnë destabilizimin e situatës sociale dhe politike në Federatën Ruse". Në nëntor 2022, Zëvendës Drejtori i Operacioneve të CIA-s, David Marlowe tha se CIA po kërkon të rekrutojë rusët që kundërshtojnë luftën për të shërbyer si spiunë./ Dosja.al

rusia bllokon faqen e cia-s dhe fbi-se

Sondazh

Poll