Bota

Gjermania planifikon të zëvendësojë gazin rus me 'hidrogjen të gjelbër'

Ministrja gjermane e shkencës, Bettina Stark-ëatzinger, tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme diellore dhe të erës.

27 Janar 2023, 15:37 Nga a.l
Gjermania planifikon të zëvendësojë gazin rus me
bettina Stark-ëatzinger

GJERMANI- Gjermania synon që deri në vitin 2023 të ketë vënë në zbatim planin e saj për të zvendësuar gazin rus me energji të rinovueshme si 'Hidrogjeni i Gjerlbët' në bashkëpunim me Australinë. Të dy vendet kanë rritur planet për bashkëpunim në energjinë e pastër, ndërsa Gjermania po përpiqet të gjejë zëvendësime për furnizimet me gaz rus, një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të tij në "zero neto" deri në vitin 2045, raportohbë mediat e huaja. 

I ashtuquajturi 'hidrogjen i gjelbër' shihet si një lëndë djegëse kyçe për të fuqizuar proceset industriale që kërkojnë temperatura të larta, siç është prodhimi i çelikut. Ministrja gjermane e shkencës, Bettina Stark-ëatzinger, tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme diellore dhe të erës.

Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë vërtet në Gjermani më së voni deri në vitin 2030,” tha ajo pas një takimi në Berlin me ministrin australian të klimës dhe energjisë, Chris Boëen.

bettina stark-watzinger

Sondazh

Poll