Bota

Në ditën e 338-të të luftës/ BE merr vendimin e papritur ndaj Rusisë, zgjat sanksionet me gjashtë muaj

BE-ja vendosi sanksione për herë të parë në 2014 në përgjigje të ribashkimit me Krimenë dhe u zgjeruan që nga shkurti 2022.

27 Janar 2023, 15:46 Nga a.l
Në ditën e 338-të të luftës/ BE merr vendimin e
BE

RUSI- Këshilli i BE-së ka zgjatur të gjitha sanksionet kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën me gjashtë muaj. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli në deklaratën për shtyp. 

“Këshilli sot vendosi të zgjasë me gjashtë muaj, deri më 31 korrik 2023, masat kufizuese që synojnë sektorë të veçantë të ekonomisë së Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë.

BE-ja vendosi sanksione për herë të parë në 2014 në përgjigje të ribashkimit me Krimenë dhe u zgjeruan që nga shkurti 2022, raportojnë mediat e huaja. 

"Ato aktualisht përbëhen nga një spektër i gjerë masash sektoriale, duke përfshirë kufizimet mbi tregtinë, financat, teknologjinë dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, industrinë, transportin dhe mallrat luksoze," tha Këshilli i BE. 

Kufizimet përfshijnë gjithashtu një ndalim të importit ose transferimit të naftës së papërpunuar në det dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE, shkëputjen e disa bankave ruse nga SëIFT dhe pezullimin e aktiviteteve të transmetimit dhe licencave të disa kompanive ruse të transmetimit./ Dosja.al

Sondazh

Poll