Bota

Zëdhënësja e kancelarit gjerman Olaf Scholz: E mbështesim Ukrainën por nuk jemi palë në konflikt

Ajo gjithashtu deklaroi se “ne po bëjmë luftë kundër Rusia dhe jo kundër njëri-tjetrit".

27 Janar 2023, 14:42 Nga a.l
Zëdhënësja e kancelarit gjerman Olaf Scholz: E mbështesim
Christiane Hoffmann

UKRAINË- Ministria e Jashtme dhe kancelarja tashmë e kanë bërë të qartë se NATO dhe Gjermania nuk janë palë në luftë.  Kështu tha zëdhënësja e Olaf Scholz-it, Christiane Hoffmann, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp në Berlin mbi deklaratat e Annalena Baerbock e cila ditët e fundit, në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Ajo gjithashtu deklaroi se “ne po bëjmë luftë kundër Rusia dhe jo kundër njëri-tjetrit".

Nga ana tjetër zëdhënësi i ministrisë së Jashtmë Christian Wagner është shprehur se Gjermania është në mbështetje të Ukrainës por nuk është palë në konfliktin mës dy vendeve, shkruajnë mediat e huaja. 

'Ne mbështesim Ukrainën, por nuk jemi palë në konflikt. Nëse më pyesni nëse qëllimi i ministrit ka qenë që ta fusë në qendër të debatit këtë çështje siç është tani në rrjetet sociale, është e qartë se nuk ka qenë kështu', shtoi ai i shtyrë nga pyetjet e gazetarëve. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll