Bota

VIDEO- Pamjet e banesës së Matteo Messina Denaro, dhoma e mbushur me posterat e 'Jocker' dhe 'The Godfather'

Në dhomën e ndenjes ka një televizor, libra të renditur në një raft, piktura në mure me riprodhime të pikturave të famshme.

27 Janar 2023, 13:33 Nga A.B
VIDEO- Pamjet e banesës së Matteo Messina Denaro, dhoma e mbushur me
Banesa

ITALI- Policia ka bërë publike pamjet brenda banesës së bosit të mafias italiane, Matteo Messina. 

Ky është apartamenti ku bosi i mafias kaloi muajt e fundit të arratisë. Në dhomën e ndenjes ka një televizor, libra të renditur në një raft, piktura në mure me riprodhime të pikturave të famshme, si Luledielli i Van Gogut dhe foto të protagonistëve të filmit Kumbari dhe Xhokeri.

Në banesë është një dhomë e cila përdoret si palestër, ka dhjetëra këpucë të shtrenjta të rregulluara në një raft këpucësh. Me pak fjalë, një apartament si shumë të tjerë. Videoja me imazhet e strehës është xhiruar nga Carabinieri del Ros, të cilët më 16 janar arrestuan bosin e mafias Trapani dhe u kthyen në strehën e tij në Campobello di Mazara. 

Burimi: Tgcom24

matteo messina arrestohet matteo messina denaro

Sondazh

Poll