Bota

"Traumë në Drejtësi", kreu i ILD-së: Vettingu ka shkaktuar shumë vakanca

Duke folur nga Vlora, Metani u shpreh se shkak për këtë janë vakancat e krijuara në të gjitha gjykatat e prokuroritë, për shkak të procesit të vettingut.

27 Janar 2023, 13:36 Nga I.A
"Traumë në Drejtësi", kreu i ILD-së: Vettingu ka
Artur Metani

VLORË- Inspektori i Lartë i Drejtësië Artur Metani ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në vendin tonë po kalon një traumë. Duke folur nga Vlora, Metani u shpreh se shkak për këtë janë vakancat e krijuara në të gjitha gjykatat e prokuroritë, për shkak të procesit të vettingut.

"Sistemi i drejtësisë po kalon një kohë të vështirë dhe një traum të madhe përsa i përket numrit të vakancave që ka, përsa i përket numrit të gjyqëtarëve që janë në sistem," tha Metani.

Metani tha se Tirana është qarku ku ka më shumë ankesa nga qytetarët për gjyqtarët dhe prokurororët, ndërsa shtoi se po mundohen të gjejnë një balancë që edhe gjyqtarët dhe prokurorët mos të ndihen nën presion, por gjithashtu që denoncimet e qytetarve të marrin zgjidhje.

"Qarku që ka pasur më shumë akesa pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është Tirana, si qyteti që ka më shumë banorë dhe konflikte gjyqësore, sa i përket numrit që paraqiten në gjykatë. Po mundohemi tu përgjigjemi ankesave të qytetarëve, por nga ana tjetër mos të presionojmë sistemin gjyqësor," tha Metani.

artur metani ild

Sondazh

Poll