Bota

Sulm me armë në Iran/ Një i vdekur nga të shtënat në ambasadën e Azerbajxhanit

Lajmin e dha Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

27 Janar 2023, 11:34 Nga k.m.
Sulm me armë  në Iran/ Një i vdekur nga të shtënat
Foto ilustruese

BAKU- Një person u vra dhe dy u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në tek post-roja jashtë ambasadës së Azerbajxhanit në Iran. Lajmin e dha Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

“Sulmuesi ka hyrë në postën e rojes dhe ka vrarë me automatik kallashnikov shefin e sigurisë,”- thuhet në njoftim.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke cituar shefin e policisë, tha se njeriu që sulmoi ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran përmendi "problemet personale dhe familjare " si motivin e sulmit. Por ende nuk dihet identiteti i tij

azerbajxhan

Sondazh

Poll