Bota

VIDEO/ DJ i shkon rrengu gabim, plagoset duke plasur fishekzjarret e festës

Pas lëndimit të saj, DJ fillimisht u largua nga skena, por u rikthye pak më vonë edhe pse kishte dhimbje të mëdha.

27 Janar 2023, 09:08 Nga I.A
VIDEO/ DJ i shkon rrengu gabim, plagoset duke plasur fishekzjarret e festës
DJ Flavinha

BRAZIL- Një DJ nga Brazili është plagosur rëndë nga “arma” e konfetit që përdori në një festë në qytetin Santa Catarina. Në videon nga momenti i plagosjes shihet Flavia Ribeiro, e cila njihet si DJ Flavinha, duke mbajtur “armën” në duar dhe duke pësuar lëndime në fytyrë kur tërheq këmbëzën.

Pas lëndimit të saj, DJ fillimisht u largua nga skena, por u rikthye pak më vonë edhe pse kishte dhimbje të mëdha. Në fund, megjithatë, asaj iu desh të vizitonte spitalin pasi siç shpjegoi ajo, dhimbja ishte e padurueshme. Sipas Daily Mail, dëmtimi i DJ-së është shkaktuar nga fakti se ajo mbante “armën” me kokë poshtë.

Në një video që ka postuar pas lëndimit të saj, DJ nga Brazili është shfaqur me fasha në qafë dhe lëndime të dukshme në fytyrë.

“Megjithë dhimbjet dhe gjakun e shumtë vazhdova. Partnerët e mi donin që unë të tërhiqesha, por unë nuk doja të largohesha”, shpjegoi Ribeiro për vendimin e saj për të qëndruar në skenë edhe për 20 minuta të tjera para se të "përkulej" më në fund nga dhimbja.

dj flavinha

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2023, 08:20 A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...