Bota

Shqipëria s'ja pranoi kërkesën për azil, policia turke arreston sërish ‘konsulentin mediatik’ të kreut te organizatës kriminale

Avokati njoftoi se një gjykatë më e lartë vendosi të arrestonte Olur përsëri me kërkesë të prokurorit.

27 Janar 2023, 09:21 Nga A.B
Shqipëria s'ja pranoi kërkesën për azil, policia turke
Emre Olur dhe Sedat Peker

TURQI- Gjykata e Stambollit liroi Emre Olur, i cili njihet si këshilltari për shtyp i kreut të mafias turke Sedat Peker, më 25 janar. Gjatë seancës së fundit të çështjes, gjykata vendosi edhe ndalimin e udhëtimit ndërkombëtar për Olur. E gjitha shkoi shumë mirë, madje avokati i Pekerit, Ersan Barkın njoftoi lirimin e Olur në Tëitter.

Mirëpo mediat turke raportojnë se Olur është arrestuar sërish. Një ditë pasi u lirua, avokati njoftoi se një gjykatë më e lartë vendosi të arrestonte Olur përsëri me kërkesë të prokurorit.

Më 18 shtator, Olur u soll në Stamboll pasi u ndalua në Tiranë.

Prokurorët kanë përgatitur një aktakuzë për Olurin për akuzat e "anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi", "plagosje me dashje me armë", duke kërkuar deri në tetë vjet dhe tre muaj burg.

Peker, i cili u largua nga Turqia në fillim të vitit 2020, jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vitin e kaluar, 51-vjeçari filloi të postonte video dhe postime në Twitter duke bërë një sërë pretendimesh skandaloze kundër figurave politike, duke përfshirë akuza për vrasje, përdhunime, korrupsion dhe trafik droge.

Në qershor 2021, bosi i mafias tha se zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe e paralajmëruan atë të mos shpërndante video për shkak të rreziqeve të sigurisë së lartë. Më pas, Peker vazhdoi të bënte pretendimet e tij të bujshme përmes Twitter.

Kush është Emre Olur?

Emre Olur ka lindur në vitin 1990 në Bahçelievler të Stambollit. I riu i cili u prangos në Rinas njihet si “konsulenti i shtypit” të kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ai është bërë viral e i njohur jo vetëm si koka e një prej grupeve mafioze në Turqi, por për përplasjet politike.

Një vit më parë, ai kishte një kanal në Youtube, në të cilin me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Pasi u kap në vendin tonë, Olur i kërkoi Shqipërisë që të mos e ektradojë drejt Turqisë. Ai pretendon se i rrezikohet jeta për shkak të politikës që ndjek. Mirëpo kërkesa nuk iu plotësua.

emre olur

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2023, 08:20 A.B

Varësia nga Kina më pak se sa mendohej?

Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë, ose du...