Bota

Burberry gabon pas Balenciagas! Indinjatë për fushatën me modelen që ka hequr gjoksin

Fushata e fundit e Burberry, e titulluar B:MINE, feston diversitetin me kritikët që pretendojnë se modelja që pozon është transgjinore.

27 Janar 2023, 11:27 Nga k.m.
Burberry gabon pas Balenciagas! Indinjatë për fushatën me modelen
Fotoja e fushatës

SHBA- Reklama e re e Burberry që paraqet modele neutrale ndaj gjinisë ka ngjallur reagime në rrjet pasi paraqet vajzat që u kanë hequr gjoksin e shëndetshëm si diçka të bukur dhe normale. Fushata e fundit e shtëpisë britanike të modës paraqet një grua të re topless me plagë nga një mastektomi e dyfishtë, një procedurë e përdorur për kancerin e gjirit ose nga gratë që duan të ndryshojnë gjininë e tyre.

Fushata e fundit e Burberry, e titulluar B:MINE, feston diversitetin me kritikët që pretendojnë se modelja që pozon është transgjinore.

Burberry gabon pas Balenciagas! Indinjatë për fushatën me modelen

"Unë nuk mendoj se reklamat duhet t'i tregojnë vajzave që heqin gjoksin e shëndetshëm si normalitet,"- shkroi një komentues. Në këtë fushatë, çifte të vërteta të veshur me rroba Burberry janë kapur duke pozuar para aparatit duke përqafuar dhe shkëmbyer puthje pasionante.

Burberry gabon pas Balenciagas! Indinjatë për fushatën me modelen

Burberry i ka ngarkuar fotot nga fushata e saj e re në llogarinë e saj në Instagram dhe komentet negative ende po vërshojnë.

Një ndjekës shkroi: Reklama më e keqe që kam parë ndonjëherë, ndërsa një tjetër komentoi: Koha për të unfollow!

Në fillim të këtij viti, Balenciaga u përball gjithashtu me kritika kur kompania publikoi disa foto në të cilat dy vajza të vogla pozonin për të reklamuar produktet e saj duke mbajtur në duar arusha pelushi të veshur me aksesorë sadomazokistik, përkatësisht rripa lëkure dhe pranga.

Fushata u hoq më vonë nga faqja e internetit e Balenciaga, si dhe nga faqet e mediave sociale të kompanisë. Mirëpo, e njëjta gjë duket se po ndodh edhe në Burberry pasi fotoja në fjalë nuk ekziston në rrjetet sociale të kompanisë.

burberry

Sondazh

Poll