Bota

Kërcënim për eksploziv në aeroport dhe në 4 spitale të Greqisë, autori: Nëse nuk e lironi mikun tim do ju hedh në erë

Në e-mailet në gjuhën angleze, thuhet se në aeroport dhe katër spitale janë vendosur mina. 

27 Janar 2023, 11:06 Nga A.B
Kërcënim për eksploziv në aeroport dhe në 4 spitale
Aeroport

GREQI- Një kërcënim për eksploziv ka alarmuar autoritetet greke. Një person ka kërcënuar se do hidhte ne erë aeroportin dhe 6 spitalet në Greqi: "Eleftherios Venizelos", "Agia Sophia" dhe "Gennimatas". 

Mediat greke raportojnë se burri i dërgoi Komisariatit të Policisë dy e-maile rreth orës 6:30. Në e-mailet në gjuhën angleze, thuhet se në aeroport dhe katër spitale janë vendosur mina. 

“Nëse nuk e liron mikun tim do të hedh në erë të gjithë ju të krishterët ortodoksë”, shkruhet në email.

Autoritetet kanë kryer menjëherë kontrollin, por nuk është gjetur asgjë. 

greqi

Sondazh

Poll