Politike

225 mijë$ për ish-zyrtarin e FBI/ Sali Berisha: Kërkoj dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të dosjes me 9 pika nga FBI lidhur me ish-zyrtarin Charles GcGonigal. 

26 Janar 2023, 18:37 Nga k.m.
225 mijë$ për ish-zyrtarin e FBI/ Sali Berisha: Kërkoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Berisha ka kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të dosjes me 9 pika nga FBI lidhur me ish-zyrtarin Charles GcGonigal. Duke i vendosur një sërë epitetesh, si; demon, mostër dhe kalbësirë, Berisha tha se demokratët duhet të përgatiteshin për atë që e quajti betejën finale për ekzistencën e Partisë Demokratike. 

"Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit. Edi Rama me aktin e tij ndaj PD me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner kundër PD, tregoi se ai meriton çdo dënim, ndëshkim. Tregon se demokratët dhe demokratet duhet të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës. E ardhmja e PD dhe e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësirë të pashoqe dhe të pashembullt që angazhoi në shkelmim të çdo parimi dhe interesi agjenturën dhe mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit. Ne pra hymë tani në finale, çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do nisi është beteja finale në të cilën iu siguroj se do të fitojmë. Edhe njëherë i kërkoj Edi Ramës, largohu nga pushteti. Jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty. Edhe tanket e Putinit nuk të mbajnë dot. Largohu! Kjo është thirrja. Demokratë, ora është e jona. Ora është e një beteje që ne do e bëjmë me vendosmëri guxim dhe përkushtim si asnjë betejë tjetër më parë,"-tha Berisha. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm.

Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj, parim mobilizoi kundër kësaj partie, agjenturën ruse nën petkun e FBI-së.

Edi Rama me aktin e tij, ndaj PD-së me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner, për falsifikim, manipulim dhe luftë të hapur ndaj PD-së, tregon se ai meriton çdo dënim, ndëshkim dhe tregon se demokratet dhe demokratët do të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës, në historinë e tyre.

Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën  e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh.

Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për ti dhënë opozitës goditjen e mëshirës.

Demokratet dhe demokratë, janë momentet më solemne, më kritike, më të rëndësishme të  jetës tuaj politike. E ardhmja e PD-së, e demokracisë shqiptare do të përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashembullt, që angazhoi në shkelmim më të paimagjinueshëm, flagrant, parimi dhe interesi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

Ne pra hymë tani në finale. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se ne do të fitojmë.

Edhe njëherë i kërkoj Edi Ramës në mënyrë të prerë; largohu menjëherë nga pushteti. Jep dorëheqjen se alternativë tjetër nuk ka për ty. Edhe tanket Putin të vijnë në Tiranë, nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë. Edhe njëherë, demokratë dhe demokrate, ora është e jona, e një beteje që në do ta bëjmë me vendosmëri, guxim dhe përkushtim si asnjë betejë tjetër më parë.

Vetëm 3 ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll